Turizmi i përbashkët, fushat e kulturës dhe edukimit ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit gjatë takimit të ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Nait Hasani me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.Gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiakun Filo, ambasadori Hasani shprehu interes për potencialet dhe resurset e veçanta turistike që ofron qyteti juglindor.Nga ana e tij kreu i bashkisë Filo tha se “Korça ofron vende turistike malore, objekte natyrore dhe objekte kulturore e historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët që vijnë nga Kosova e jo vetëm”.Fillo tha se, “investimet që janë kryer dhe vijojnë të zbatohen sipas planit strategjik për zhvillimin ekonomiko-social të bashkisë tonë, kanë shtuar pikat e atraksionit turistik në Korçë, duke e shndërruar qytetin në një destinacion të preferuar për çdo vizitorë në çdo stinë të vitit”//ata///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi