Jane vene ne pranga 2 shtetas pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike, në drejtim të ishullit te Korfuzit. Operacioni policor i koduar “Krane” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Policia sqaroi se Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krane”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. Pas lokalizimit të automjetit me drejtues shtetasin A. D. dhe pasagjer shtetasin F. S., në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe në pjesën e pasme të automjetit kanë gjetur 2. 7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 3 pako të mbështjella me natriban, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. //sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade