Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e siguritë për gjashtë zyrtarët e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas arrestimit të tyre nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në përfundim të seancës, trupa gjykuese ka lënë prapa hekurave tre nga të arrestuarit, ndërsa tre të tjerët janë lënë nën masën e arrestit në shtëpi. Gjykata e Sarandës ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-kryeinspektorin e IVMT të Bashkisë Sarandë, Artur Musai dhe dy inspektorët Erton Zekaj dhe Besian Koçi, ndërkohë që ka ndryshuar masën e sigurisë për inspektorin e IVMT Vangjel Xhavara, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Gjykata ka konfirmuar gjithashtu edhe masat “Arrest në shtëpi” për dy inspektorët e IKMT, Erjon Çakalli dhe Denis Balili, punonjës të IKMT-së. Nga hetimet e Prokurorisë së Sarandës ka rezultuar se që prej fillimit të këtij viti, inspektorët e ndertimit nuk kanë bërë asnjë kallëzim penal në prokurori për ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil, ndërkohë që policia ka referuar 49 raste. Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar 16 objekte me destinacion banimi dhe biznese në zonën më të lakmuar bregdetare në vend.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade