SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Nga 1 korriku s’ka beton dhe çekiça, oraret e qetësisë…

Bashkia Sarandë ka publikuar se fundi udhërin për ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2021,
Përjashtohen nga ky Urdher: Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike. Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.
Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave, Nr. 23, datë 26 maj 2021, neni 3, pika a, duke reflektuar rast pas rasti ndryshimet sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm për këtë çështje.

Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.
Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2021 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku./
//

error: