Ka shkuar në 900 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavriusit, duke iu afruar kështu edhe objektivit të vendosur nga qeveria për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor.
Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021, me qendrën e parë të vaksinimit në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa vijon me ritme mjaft të shpejta në të gjithë vendin.
Ndërkohë, në vendin tonë vijojnë të vijën edhe doza të tjera vaksinash, duke e çuar totalin në 1,079,650 doza. Vetëm një ditë më parë mbërritën në Rinas 11.700 doza të vaksinës Pfizer.
Ndërkohë, me rritjen e numrit të vaksinave është zgjeruar edhe fasha e vaksinimeve në personat plus 50-vjeç.
Vaksinimi ka ndikuar ndjeshëm edhe në përmirësimin e situatës me pandeminë në vend, ku në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 5 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI