Nga 29-31 gusht 2024, zhvillohet në Sarandë Panairi XII i Suvenireve Turistike Miqësore me Mejdisin.

Ky event organizohet nga Agjencia AJMMI në Sarandë (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit ), një organizatë e shoqërisë civile në vendin tonë e krijuar në vitin 2007 dhe mbështetet nga Bashkia e Sarandës.

Sipas koordinatores së eventit Arta Lasko në këtë aktivitet kulturor mbarëkombëtar, marrin pjesë dhjetra artizane dhe artizanë nga vise të ndryshme te Shqipërisë si dhe nga trevat shqiptare jashtë kufijve shtetërore si Prizreni, Prishtina, Gjakova, etj.,



Panajot Boli, zëdhënës i Panairit dhe kryetar i bordit të AJMMI-t u shpreh sot rreth këtij eventi: “Prestigjin dhe famën e markës ”SARANDA” e kanë rritur edhe panairet e suvenireve që organizon çdo vit AJMMI e mbeshtetur nga Bashkia. Janë dymbëdhjetë panaire që e bëjnë markën ”SARANDA” me të njohur në arenën kombëtare e nderkombëtare dhe një magnet interesant për të huaj që vitet e fundit po e shijojnë me kënaqësi.”


Mësohet se Panairi tre ditor zhvillohet përgjatë shëtitores së rikonstruktuar “Naim Frashëri” buzë detit. President i Panairit XII të Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin është kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi.
Burime te Agjencisë AJMMI vunë në dukje se një ndihmesë të veçantë dhe tradicionale në mbarëvjajtjen e këtij aktiviteti mbarëkombëtar jep edhe Ndërmarrje e Shërbimeve Publike të Bashkisë që drejtohet nga Rustem Duka.

Eventi i mësipërm do të shoqërohet me botimin e revistës “URAT e Panaireve”,

Promovimi i traditës shqiptare të artizanatit, si pjesë e trashëgimisë materiale kulturore që udhëton përmes shekujve deri ne ditët e sotme, bart një larmi teknikash dhe materialesh që përcillet edhe në ditët e Panairit XII mbarëkomëtar të artizanatit si: punime dore me qëndisje, kostumologji sipas tipologjisë se trevave shqiptare, punime në dru, lesh, metal, qeramikë, guacka, etj., që gjithsesi, janë një vlerë e shtuar në ofertën turistike të Sarandës gjatë 2024-ës -vuri ne dukje për këtë event Shkëlqim Hajno, drejtor ekzekutiv i AJMMI-t./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata