SARANDE./09/02/2021/ Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi terrorizoi qytetin në mbrëmjen e sotme. Burime nga vendngjarja e lokalizuan shpërthimin në afërsi te Portit detar në afërsi te hoteleve në vijën e parë të bregut te detit.
Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se shperthimi i fuqishem ka shkaktuara edhe thyerjen e disa xhamave te ,lokaleve prane rruges kryesore te unazes se Portit.

Sipas Informacionit paraprak te Drejtorise se policise Vlore, “Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”


Ne vendngjarja ka shkuar edhe prokurori i Sarandes Lorenc Merkuri, ndersa grupi hetimor ka nisur pune menjehere.
SARANDANEWS.AL, mundi te siguroje disa foto pak çaste pas ngjarjes . ///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI