Permes një sprovëze te bukur për të rikthyer traditën, Saranda zgjodhi se fundi të zgjojë dhe edukojë dëshirën për lexim dhe për qarkullimin e librit.
Në hollin para ndërtesës së Bashkisë tani ju pret “Shtëpizën e Librit”, ku shkruhet sllogani: “Sill një libër, merr një libër”. Nuk munguan ne diten e pare edhe autorë sarandiotë që dhuruan botimet e tyre, duke pasuruar kështu Shtëpizën e Librit.
Shtëpiza e Librit erdhi si inciativë e ambicies së kryebashkiakut Adrian Gurma, për t’iu afruar edhe Saranda praktikës shumë të njohur të botës së qytetëruar, që librin dhe leximin e ka pjesë të përditshmërisë.
Vangjel Xhani, një guidues me shumë përvojë, që shoqëron prej tri dekadash grupe të turistëve të huaj në atraksionet e Sarandës dhe pergjithesisht Jugut te Shqiperise, dritaret e Shtëpizës së Librit, i krahason me një ekran të kulturës dhe dijes.
Per Shtëpizen e Librit nuk ka te vonuara, Ajo “i pret” te gjithe që gjejnë kohë dhe i drejtohen asaj me një libër nën sqetull, për ta lënë atje e për të marrë që andej një tjetër libër, të palexuar.
Është e vetmja “shtëpi” pa çelës, e cila qëndron e hapur për këdo, si një market kulture. Edhe si një ftesë dhe qortim që librin në këto dekada e kemi larguar disi, duke e tepruar me televizorin, me celularin, me ipadin dhe kulturimin dixhital.
Bashkia thote se “Shtëpiza e Librit” ka rrugë për të bërë: nga qendra e Bashkisë, në lagjet e Sarandës, në shkolla e pranë dyerve të marketeve dhe pranë bizneseve të mëdha turistike.
Në itinerarin e saj nuk mund të mos jetë Ksamili e pse jo edhe fshatrat pjesë e territorit të Bashkisë së Sarandës.Nisma kulturore “Sill një libër, merr një libër”, synon të na kujtojë e afrojë më shumë me librin, të ngrohë dëshirën për leximin dhe t’i kthehemi miqësisë me librin.///R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI