SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Nuk deklaroi paratë në kalimin për Korfuz, i sekuestrohen 45.000 euro

Nuk deklaroi paratë në kalimin për Korfuz, por policia në PKK Porti Srandë, i sekuestroi 45.000 euro. Burime policore bënë të ditur se në PKK Port Sarandë u godit një rast i mosdeklarimit të parave në kufi.

“Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.

Mësohet se në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./sarandaNews.al///

error: