Për herë të parë, sot ne Sarandë përurohen bustet e tre Heronjve të Popullit.
Aktiviteti, i planifikuar te ndodhe ne oren 10.00, eshte perfshire ne axhenden bashkiake te festimeve ne Kuadrer te Javes se Flamurit. Vasil Laçi , Lefter Talo dhe Mitro Xhani , jane figurat e shquara te 3 Heronjve te Popullit qe do te perjetesohen tani edhe ne Sarande.

Vasil Laçi (1922 – 1941, ishte patriot shqiptar i cili u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste.Vasil Laçi u lind në fshatin Piqeras në Shqipërinë jugore, afër qytetit të Sarandës në vitin 1922. Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë.
Lefter Talo,(1913-1944) lindi në Vurg të Minoritetit grek. Shkollën fillore e kreu në Dhrovjan dhe Leshnicë të Delvinës, kurse të mesmen në Filat të Çamërisë. Mbaroi Normalen e Elbasanit dhe u emrua mësues. Me formimin e Çetës Partizane “Çamëria”, Talo u caktua zëvendëskomisar i saj. Me formmimn e Brigades VI Sulmuese, Lefteri u inkuadrua në kompaninë minoritare në Batalionin “Naim Frashëri”. Në betejën e Kalasë së Margëlliçit (Patos) me nazistet gjermnae, Lefter Talo bie heroikisht.

Mitro Xhani (1913-1944) Ra heroikisht ne luftimet në Dukaj të Tepelenës, një nga luftimet më të përgjakshme të Brigadës VI Sulmuese. Ai lindi më 3.11, 1913, në fshatin Piqeras të Sarandës,

Vendosja e tre busteve te tre Heronjve te Popullit, ka qene nje ceshtje e ngritur ne menyre te perseritur gjate shume viteve para drejtuesve te Bashkise Sarande.
Cermenonia e veçantë e perurimit te tre busteve te Heronjve te Popullit , organizohet nga Bashkia brenda harkut kohor te Javes se Flamurit, ne paraditen e 29 Nëntorit.
Ne lulishten e bulevardit “Hasan Tahsini” brenda nentorit 2021, do jene ekspozuar per publikun 5 buste dhe nje kompozim skulpturor: busti ikonik i filozofit dhe dijetarit te famshem Hasan Tahsini, kompozimi skulpturor per poetin Bilal Xhaferi, busti i albanologut rumun me origjine nga Voskopoja, Nikolae Jorga si dhe 3 bustet rishtaz te Heronjve te Popullit.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI