I trasheguar si nje problem nder vite, sot me teper se kurre, përmirësimi i lëvizshmërisë ne Sarandë kerkon zgjidhje të mëdha.

Zhvillimi i shpejte tregoi se megjithë ndërhyrjet që kanë sjellë zgjidhje përmirësuese në lëvizshmëri, Sarandës i nevojiten zgjidhje optimale dhe me vizionin e te nesermes se afert.
Sipas burimeve zyrtare bashkiake “Projekti PZHIUT-Saranda Porta e Turizmit, konsiderohet si një partner i besueshëm nga ne, për të mbërritur në zhvillim urban të qëndrueshëm. ‘

Këtë problematike kishte se fundi në fokus edhe takimi i zhvilluar me konsulentin e projektit. Me praninë e Kryebashkiakut Adrian Gurma dhe të specialistëve të urbanizimit dhe transportit në Bashki , u parashtrua plani i mobilitetit dhe u vunë për diskutim në tryezë problematikat e hasura në qarkullim.
Tryeza shërbeu për të përcaktuar hapat e nevojshëm në vijim, për të kapërcyer vështirësitë e deritanishme dhe të lehtësohet lëvizshmëria, sidomos gjatë sezonit turistik, që vjen duke ia zgjatur edhe kufijtë kohore./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI