SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Persona të papërgjegjshëm dëmtojnë me dashje pemët në rrugën hyrëse

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar me dashje pemët dekorative të mbjella nga Bashkia në rrugën hyrëse, që nis nga Ura e Gajdarit drejt Sarandës.

Gjesti i shëmtuar ka ndodhur sërish nga persona të paidentifikuar të cilët kanë thyer gjatë natës një numër.

Nga verifikimet bëhet me dije se janë thyer e dëmtuar me dashje më shumë se 10 pemë bliri, të mbjella në rrugën hyrëse të Sarandës.

Mësohet se menjëherë pas këtij konstatimi policia e Sarandës ka nisur hetimet bërë të mundur identifikimin e këtyre perosonave që kanë kryer këtë akt të shëmtuar.///

error: