Piktori i mirënjohur akuarelist Elidon Haliti, çel sot në mbrëmje ekspozitën personale në galerinë e arteve figurative të Bashkisë, “ArtSaranda”.
Në spotin promovues të kësaj ekspozite Elidon Haliti, ka zgjedhur fjalët “Shqipëria në akurel, Saranda”.
Piktori dhe drejtori i galerisë pamore të Sarandës Lefter Çeko vuri ne dukej për sarandaNews.al se ekspozita personale e Elidon Halitit e cila hapet më 22 qershor, do te vijojë e çelur deri me 22 korrik duke u dhënë mundësi jo vetëm artdashësve të pikturës në Sarandë, po edhe qindra e mijëra turistëve vendas e të huj që po frekuentojnë qytetin në këto ditë të këtij sezoni të begatë turistik.
Kjo nuk e para ekspozite që Haliti, djali i lirikut të mirënjohur shqiptar, Faslli Haliti, çel në Sarandë.
Helidon Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë në vitin 1993.
Piktori i mirënjohur shqiptar, Helidon Haliti, është përfshirë në guidën e artit botëror “La Guía de Arte “LEONARDO”, midis artistëve më të shquar të kohës sonë.

Sipas autorit Dash Frashëri, Guida e Artit “LEONARDO” është një libër arti i krijuar nga artistë të të gjitha stileve dhe tendencave. Një botim tejet cilësor, boll të kujtosh se ky katalog artistik kushton 150 euro.
Edicioni i vitit 2023 është realituar në bashkëpunim me www.artelibre.net, ModPortrait dhe një ekip ekspertësh profesionistë që e duan artin dhe kulturën.
“Helidon Haliti është një artist origjinal dhe mirënjohur. Një artist me vizion modern”, shkruhet midis tl tjerave për piktorin shqiptar në “La Guía de Arte “LEONARDO”.
Në të bëjnë pjesë emra të tillë si, Henry F. Dijkhoff (Holandë), Richard Harper (Francë), Rogelio Garrido Ruiy (Spanjë), Karina Iglesias (Brazil), Katy Sullivan (SHBA), Laura Villanova (Meksikë), etj/.sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit