Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorinpor pa përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare nga orët e mesditës si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/38 | Diell re |
| Kukës | 23/35 | Diell re |
| Lezhë | 27/37 | Diell re |
| Dibër | 21/36 | Diell re |
| Durrës | 24/3/ | Diell |
| Tiranë | 27/40 | Diell re |
| Elbasan | 24/40 | Diell re |
| Berat | 23/39 | Diell re |
| Vlorë | 24/38 | Diell |
| Korcë | 22/31 | Diell re |
| Gjirokastër | 21/38 | Diell re |
| Sarandë | 23/35 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI