Policia e Sarandës ka restuara një të kërkuar i cili ishte dënuar një vit më parë për lëndë narkotike.
Policia tha se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: -Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë. 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI