Policia Rrugore po paraprin me masa të shtuara sezonin turistik që ka trokitur tashmë.
NJOFTIM PËR SHTYP – SIGURIA RRUGORE
Policia e Shtetit dhe Komisariati i Policise Sarande vijon punën për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. Për këtë arsye, po merren masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi në të gjitha akset kryesore të rajonit tonë.
Disa nga masat që po ndërmerren janë:
• Rritja e patrullimeve në zonat me risk të lartë për aksidente.
• Monitorimi me radarë dhe alkooltest për të ndaluar shpejtësinë e lartë dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
• Vendosja e pikave të kontrollit për të parandaluar shkeljet e rënda të Kodit Rrugor.
• Shtimi i kontrolleve për përdorimin e rripit të sigurisë dhe telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Policia Rrugore e Sarandës, më tej bën apel për disa momente që neglizohehn shpesh nga drejtuesit e automjeteve dhe që janë burim i aksidentgeve
” Apelojmë për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit!
• Respektoni kufizimet e shpejtësisë.
• Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit.
• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit.
• Jepni përparësi këmbësorëve dhe përdorni rripin e sigurisë. Faleminderit për bashkëpunimin!
I pyetur nga media dhe sarandaNwes al lidhur me Deklaratën e mësipërme Shefi i Policisë rrugore të Sarandës, Komisar Blerim Tafçiu vuri në dukje se “Policia e Shtetit do të vijojë me tolerancë zero ndaj shkelësve të rregullave, me qëllim mbrojtjen e jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.“/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër