Gjate nje veprimtarie poetiko-muzikore Klubi i Krijuesve Jonianë prezantoi së fundi në Sarandë botimin “Antologji e Poetëve të rinj”.
Ne kete veprimtari u fol mbi 24 poetet e rinj të perzgjedhur nga disa vende te botes si Shqiperia, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Bosnja, Anglia, Argjentina, Kosova, etj,.dhe u interpretuan disa nga poezite e ketyre autoreve.
Materialet e kesaj antologjie u pergatiten nga poeti Dashamir Malo dhe Pajtim Caushi, kryetar i Klubit te krijuesve Joniane. Poezite e antologjise u perkthyen nga nje grup autoresh si Merita Paparisto, Edlira Seferi, Vangjel Zafirati dhe Adem Avdullahu.

Duke e konsideruar kete Antoogji si nje mozaik vlerash, kryetari i bashkise Sarande Adrian Gurma eshte shprehur se “Eshtë e vleresueshme dhe e admirueshme kjo nisme e re: t’i dedikosh të rinjve krijues një Antologji te vetën”.


Aktiviteti promovues u shoqerua me interprteime te disa poezive te Antologjise, nga kenge te pergatitura nga muzikanti Bexhet Shena dhe formacioni instrumental i violinave te drejtuar nga violonisti Genti Xuxi./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit