Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare si pasojë e një ishemie cerebrale, aktori i mirenjohur i humorit në Sarandë, Haki Spaho.
Me mbi 40 vjet karrierë, Haki Spaho sikurse eshte vleresuar prej kritikes, ishte një prej ikonave të humorit sarandiot, i njohur për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.
I vleresuar shpesh si “i madhi shtatshkurter” Haki Spaho, pruri ne skene nje galeri te tere personazhesh dhe karakteresh duke sjelle humor e buzeqeshje te bashkeqytetaret ne disa breza !

Ai lindi në Korçë, më 28 tetor dhe Saranda iu bë familje. Me temperamentin e veçante, dhuntite si karakter komik, dhe punes se regjisorit te njohur Thoma Milait, ai behet pjesë e trupës së aktorëve të kësaj Estrade në vitin 1969. dhe derisa doli ne pension, mbeti nder aktoret kryesore me te pelqyer duke sjelle ne skene mbi 600 role .
Per kontributin e tij te shquar ne skenen e humorit nder vite, Haki Spaho është nderuar me dekoratën “Naim Frashëri i Artë”.
Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas kitares peshkimit me pezevol , duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore.
Saranda dhe jo vetëm, do ta kujtojnë përherë me respekt aktorin e shquar te humorit, Haki Spaho.
Duke percjelle pikellimin per ndarjen nga jeta te njeriut , mikut dhe aktorit te njohur komik, Haki Spaho, SARANDANEWS.AL, u shpreh ngushellimet familjareve dhe miqve te Tij! Lamtumirë, Haki Spaho!///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI