SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Procedime penale për plagosje me thikë dhe prishje të qetësisë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:
• arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 16.07.2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 4, është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore. 44-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
• proceduan penalisht shtetasin N. Q., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.07.2025, në lagjen nr. 1, ka shkaktuar zhurma të forta shqetësuese me motomjetin e tij, duke prishur qetësinë publike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///

error: