Policia Rrugore e Sarandës Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte në parkun natyror “Syri i Kaltër”, ku është e ndaluar lëvizja e automjeteve, pa autorizim, efektivët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin.

Në momentin e ndalimit, në vendin e quajtur “Bistricë”, drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi L. R., është konstatuar se drejtonte automjetin, pa siguracion. Këtij shtetasi iu vendos masa administrative prej 20.000 lekë të rinj, për shkeljet e kryera.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.///
Fut
Write to
ME SHUME LAJME
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale
“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026