Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Si çdo vit, në mjediset e Xhamise ne Sarande ” besimtarët myslimanë falën Namazin e Bajramit.
Ky është viti i dytë i faljes së Namazit, nën situatën e pandemisë. Nën drejtimin e Myftiut Bedar Mulla, besimtarët myslimanë ne Sarande, ku bie ne sy dukshem nje numer i madh i moshave te reja; janë lutur për më shumë shëndet, mirësi e mirëqenie. Kurban Bajrami njihet ndryshe si “Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat islame më të rëndësishme të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.
Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhynte, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI