Qendra e Kontrollit Teknik e DRSHTRR Sarandë ka tashmë kushte optimale pune e shërbimi, pas ndërhyrjes tërësore rikualifikuese, brenda dhe jashtë, me standarde bashkëkohore për punonjësit dhe qytetarët e jugut. Investimi po kryhet me vetëfinancim të DPSHTRR-së, si pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit.
Sipas DPSHTRR-së, ndërhyrja përfshin godinën dhe hapësirën përreth, ambientet sanitare e rigjeneruese, arkivën e sportelet.
“Ndërhyrja përfshin mobilimin e ri, sistemet e sigurisë e të antizjarrit, ventilimin dhe ndriçimin, brandimin dhe sinjalistikën orientuese, sheshin funksional që përfshin dhe minipoligon testimi praktike, parkimet e reja dhe çlirimin e oborrit nga zaptimet, rrethim e gjelbërim, termoizolimin e pajisjet e reja, rrjetin për monitorim e komunikim informatik”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI