SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Sekuestrohen 5 kallëpe tritol, 2 të montuara me telekomandë, arrestohen 2 vëllezër! Në kërkim një 26 vjeçar

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi gjatë kontrollit të bërë në shtëinë e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Në pranga kanë rënë vëllezërit Haredin Ogiçi, 61 vjeç dhe Huso Ogiçi, 56 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë, ndërsa është shpallur në kërkim 26 vjeçari K.Ç.

Policia theksoi se “Dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me përgatitjen e lëndëve eksplozive për t’i shitur më pas tek grupe kriminale.  Operacioni i koduar ‘Knock Out 5’ vjen pas operacionit të zhvilluar në Vlorë ditë më parë, ku u arrestua Gjergji Dervishaj pasi në objektin që kishte në pronësi të cilin e përdorte për shitjen e rrobave, u gjetën mina me telekomandë, armë kallashnikov dhe municion luftarak të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”. ///

error: