Tjeter sukses i shahisteve te Akademise se Shahut Butrinti Sarande ne gjysem-finalet e kampionatit kombetar te shahut qe u zhvillua ne Tirane nga datat 30 Prill deri me 6 Maj 2022.

Sipas trajnerit te mirenjohur Lime Mihasi, Eklea Omeri ne mes 72 shahisteve me te mire shqiptar nga te gjitha moshat grumbulloi 6 pike ne 9 raunde, duke u renditur ne 10 shahistet me te mire dhe duke cuar koeficientin Elo ne 1700.

Po ashtu Kelvin Kosta me 5 pike ne 9 raunde duke e cuar koeficientin Elo ne 1718.Shahisti i ekipit tone Zino Veleshnja u rendit i pari me 7.5 pike ne 9 raunde dhe do te perfaqesoj Butrintin ne finalet e kampionatit kombetar te shahut ne Tirane ne datat 27 Qershor deri ne 3 Korrok 2022.16 eshte numri i shahisteve te rinj te Akademise sone, nga keta 11 djem dhe 5 vajza te cilet sterviten 3 here ne jave secili sipas grupeve nga mua si trainer.

Se fundi pjese e Akademise sone eshte bere dhe Demian Kandidatov, 6 vjecari nga Ukraina, i cili vjen nga Akademia e Kievit me rreth 2 vite stervitje.Une si trainer ju uroj suksese ne aktivitet e ardhshme kombetare dhe nderkombetare!//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI