Në Sarandë, rruga perballe tregut bujqesor, nje nga zonat me te ndotura, tani mund te thuhet se i ka mbetur arkives.
Gjithkush qe kalonte me parë aty prane, qytetare apo turiste duhej t’i “zinin hundët me dore” per shkak, te eres se rende qe perhapej nga “palokazanët” e mbetjeve urbane. Po aty , madje ne krye te rruges se sotme, shitej edhe peshk ne mjedis te hapur! Po !. Peshk , “i marinuar me pluhur, tym dhe aromë” prane plehrave.
…Ky pejzazh” per me shume se 20 vite ishte edhe “poligoni” i fotografive dhe filmimeve nga turistet te huaj qe mberrinin ne Sarande me tragete apo kroçiera nga Porti detar ,. nje nga portat hyrese nderkombetare te Shqiperise.
Kohet e fundit rrugica përballë tregut bujqësor me nje investim bashkiak iu nenshtrua nje “operacioni”. Muri ala Kandahar dhe Zimbabve qe e ndante nga ish fabrika e miellit, u shnderrua ne nje strukture te valezuar dhe trotuari me pllaka dekorative krahas sistemimit me peme dekorative dhe lule, te japin sot nje tjeter imazh.

Duart e shkatheta te punetoreve te gjelberimit te bashkise dhe mendja e specialistit të gjelberimit kane sjelle nje tjeter imazh. aq te munguar dhe te kerkuar . Doemos, me “bekimin” e bashksie.
Duket se krahas shetitores aq te anatemuar dikur nga gjithologet “memedhedashes”; por te pelqyer me se shumti sot, Saranda po shton dora-dorës kurimin estetik te disa zonave dikur “mos o Zot”.
Sigurisht, ne nje kohe pandemie globale dhe klime elektorale vende-vende “pandemike” , keto punerat e kurimit estetik te qytetit nuk para bien ne sy. Po ato do te jene aty ne funksion te te gjitheve edhe pas 25 prillit….
Sepse Saranda, si nje mozaik i madh me nje reliev divers ne tokë dhe det, i tregon qarte “plaget“ qe ka marre po edhe “guret e mozaikut” te vendosur. Gure qe lidhen ne nje forme apo tjetren me vizionin apo miopine qe kane patur vendimarresit ne pushteti lokal (edhe Qendror) //SARANDANEWS.AL-SR-R///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI