SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Shkolla “9 Tetori” çeli ekspozitën e talenteve në kuadër të projektit të AJMMI-t me PNUD dhe bashkinë

-Në kuadër të projekti “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë”  inicuar nga Qendra  AJMMI-t mbështetur nga PNUD dhe Bashkia e Sarandës,    shkolla “9 Tetori” në Sarandë çeli ekspozitën e talenteve në fushën e pikturës së mjedisit, artizantit familjar, riciklimit dhe fotografisë artistike për monumentet e kulturës dhe natyrës.

Me eksponatet ku ishin ekspozuar punime të nxënësve të talentuar me vizatime të natyrës, punime të artizanatit familjar të traditës, risjellë nga duart e  nxënësve, me riciklime të ndryshme dhe fotografi artistike  me fokus monumentet e kulturës, kryesisht nga  qyteti antik i Butrintit dhe Parku kombëtar me të njejtin emër; holli i katit të pare të kësaj shkolle u shndërrua në një mjedis festiv duke u frekuantuar nga qindra nxënës, mësues dhe veprimtarë të Qendrës AJMMI.

Ekspozita e talenteve të kësaj shkolle u vizitua edhe nga drejtoresha e kujdesit social Bashkia Sarandë, Anila Pikuli dhe punonjës  dhe specialist të kësaj drejtorie.

 Talentet e reja dhe pjesëmarrësit e tjerë të shkollës “9 Tetori” u pershëndetën në këtë ceremoni nga drejtori ekzekutiv i AJMMI-t, Shkëlqim Hajno, drejtoresha e shkollës Manushaqe Mero  dhe drejtorja e kujdesit social në Bashkinë e Sarandës-partenere e në këtë projekt  që i shërbeu nxitjes dhe promovimit të talenteve në këtë shkollë..

Sipas Qendrës AJMMI, veprimtaria e mësipërme është praraprirë dhe do të pasohet edhe nga vizita sudimore kreative si në Parkun Kombëtar të Butrintit, në rënojat e Onhezmit, në Muzeuan arkeologjik ‘Kaonia’, etj.,  Punimet më të mira nga kjo ekspozitë sikurse edhe në shkollat e tjera të bashkisë, “Adem Sheme”, Gjashte, Çukë e Ksmamil,  do të paraqiten në panairin “EKSPO 2023” gajtë muajit maj në shëtitoren  “Naim Frashëri” në Sarandë.

Projekti I mësipërm përfshin evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e pikturës së mjedisit, risjelljen e traditës familjare të artizanatit të dorës, nxitjen e fantazisë në riciklime si dhe pasionin dhe dashurinë për monumentet e kulturës.

Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

#ReLOaD #ReLOaDAlbania; #DemokraciVendore; #BallkaniPerëndimor; #EuropeanUnionInAlbania; #UNDPAlbania; #UNDPEUpartnership #BashkiaSarande,

Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans European Union in Albania #ReLOaD_WBYP#UNDP #UNDPAlbania#EuropeanUnion#UNDP #UNDPEUpartnership,#WesternBalkans,#Shkolla  9-Tetori,#shkolla 9 vjeçareÇukë,#shkolla Ksamil,#shkollagjashtë,#LocalDemocracy/sarandaNews.al///

error: