Shoqata e gruas “Jona”, organizatë e shoqërisë civile në Sarandë, që punon prej 22 vitesh drejtpërdrejtë në dhënien e shërbimeve, fushatave advokuese, e nismave për fuqizimin e gruas, sot inicoi një tryezë tryezë diskutimit me fokus “Arritje dhe sfida për respektimin e të drejtave të grave e vajzave”.
Në këtë veprimtari morën pjesë të ftuar nga Bashkia, Zyra e Punësimit, Zyra Arsimore rajonale, shoqata të shoqërisë civile me aktivitet në këtë qytet si dhe përfaqësues nga bashkitë Konispol, Finiq, etj,.

Ka qenë e pranishme në këtë veprimtari edhe deputetja e PS Anila Denaj.

Mbi 22 vjet arritje dhe sfida të Shoqatës së Gruas “Jona” foli Entela Gjoni, drejtore ekzekutive e kesaj shoqate.
Pëer Shërbime sociale për gratë dhe vajzat në nevojë , viktima të dhunës,etj, referoi me fakte Emanuela Cetri, specialiste në Bashkiinë e Sarandës.

Një panoramë me shifra e fakte solli për fuqizimin ekonomik të grave e vajzave Eliana Shkurti , Pergjegjëse Zyrës së Punësimit në Sarandë.


Nga ana e saj drejtorja e Zyrës Arsimore për rajonin e Sarandës, Majlinda Vaso parashtroi disa problematika dhe nevojën e bashkepunimit institucional.
Shoqata e Gruas “Jona”, punon prej 22 vitesh drejtpërdrejtë në dhënien e shërbimeve, fushatave advokuese, e nismave për fuqizimin e gruas./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror