Shoqata “Labëria” ka përkujtuar sot Luftën e Lëkurësit të vitit 1878 në mbrojte të integritetit të tokave shqiptare, ku dhanë jetën dhjetra luftëtarë nga treva të ndryshme të Labërisë.

Me këtë rast në kalanë e Lëkurësit u organizuan disa veperimtari kulturore e artistike. Eventi u çel nga kreu i kësaj Shoqate e Asim Canaj. Më pas ligjërues të ndryshëm si Abaz Goxhaj, Anastas Gurma, etj., hodhën dritë dhe evokuan ngjarje dhe fakte nga beteja e Lëkurësit e cila u zhvillua përgjatë periudhës 28 shkurt- 4 mars 1878, në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila kundërshtoi copëtimin e trojeve etnike të banuara nga shqiptarë siç ishte parashikuar në Traktatin e Shën Stefanit dhe në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.


Aktiviteti u përmbyll nga një koncert i pasur artistik i grupeve të polifonisë të rajonit të Sarandës/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI