SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Shpëtim Ahmetajt i delegohet drejtimi i Degës së PD-s deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Shpëtim Ahmetajt, i është deleguar drejtimi i Degës së PD-s Sarandë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kjo u be e ditur nga kreu i derisotëm i kësaj dege, ing. Manjola Nikollo nëpërmjet një statusi në faqen e saj në fb. Ky zhvillim në kampin lokal të opozitës në Sarandë, vjen pas vendimmarrjes së Nikolloit për t’u dorëhequr nga detyra e Kryetares së Partisë Demokratike Sarandë, bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, sipas të cilit, funksioni i Kryetarit të degës mbi ndesh me procesin e Primareve,mbështetur në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

“Të nderuar demokrat! Pas vendimmarrjes sime për t’u dorëhequr nga detyra e Kryetares së Partisë Demokratike Sarandë,bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës mbi ndesh me procesin e Primareve,mbështetur në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë,

Sot me Vendimim nr.17, datë 05.02.2025 të Sekretarit të Përgjithshëm z. Flamur Noka, drejtimi i degës Sarandë deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, i është deleguar z.ShpetimAhmeti.

Unë i uroj shumë suksese në drejtimin e degës sonë, jam e bindur që do jetë një zë i fortë për demokratët dhe qytetarët e Sarandës! Duke filluar nga sot,zyrtarish do të kërkoj mbështetjen e çdo anëtari për garën e Primareve. Të gjithë bashkë drejt fitores së Partisë Demokratike “–përfundon statusi i Nikollo.

Shpëtim Ahmetaj, përveçce bisnemsmen i niohur, eshtë edhe këshilltar prej disa mandatesh i PD në Këshillin Bashki dhe nënkryetar i tij disa herë, duke qenë një nga zërat më aktivë në këtë organ të rëndësishëm vendimarrës të qeverisjes vendore, duke u karakterizuar nga fryma e polemikës dhe argumentit për shumë çështje me interes publik e kritik, për qytetarët sarandiotë./sarandaNews.al///

error: