Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bonuset për pensionistët do të vazhdojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes ekonomike.
Gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, zhvilluar sot në Tiranë, Rama solli në vëmendje faktin se tashmë pensionistët marrin dy bonuse në vit.
“Do të ecim paralelisht, nga njëra anë me bonuset të cilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur në aspektin sasior, janë rritur dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Pra, nga një bonus të fundvitit ne kemi kaluar në dy bonuse, një në fundvit dhe një në pranverë, dhe i kemi lidhur këto bonuse me rritjen ekonomike dhe performancën e ekonomisë,” tha Rama.(Maela MARINI).///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.