Shtëpiza e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, 2021, kete vit do të zhvendoset ne Shetitoren e re,”N.Frasheri”.
Ne Sheshin tradicionaal te qytetit”Nene Tereza” po instalohet Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit te ri, ndersa mikromjedisi perrallor qe sjell drite gezimi per femijet me drerët, karrocen plot drita, etj, do te instalohet ne hapesire publike ne Shetitoren e re, per te krijuar dhe shtuar nje tjeter mjedis festiv dhe te kendshem, ne ‘zemren’ e kesaj Shetitoreje qe vleresohet si nje ‘gjerdan argjendi’ pergjate buzëdetit.
Drejtori i Ndermarrjes se Sherbimeve ne |Bashki, Rustem Duka, beri te ditur per SARANDNEWS.AL se te dyja mjediset festive perfundojne brenda kesaj jave, sebashku me dekorine ndriçimit te pishave pergjate Shetitores, pasi punetoret dhe specialistet janë ne terren duke realizuar nje vizion te ri per festata e fundvitit ne Sarande.
Ideja e dy ‘vatrave” festive duket se eshte inicuar nga kryebashkiaku Adrian Gurma ne prag te Festave, si nje dimension i ri kreativ qe ofrohet jo vetem per banoret e Sarandes, por edhe per qindra turiste qe e frekuentojne qytetin bregdetar edhe ne festat e fundvitit, duke përshkuar si nje ‘pelegrinazh e atraksion edhe ‘qendrën’ e dytë te qytetit: Shettitoren e re./SARANDANEWS.A///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.