SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Sot mblidhet Këshlli i Bashkisë

Sot ne mesdite zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak te Sarandës e thirrur nga Kryetari i ketij Këshilli Asaf Stroka.

Nder çeshtjet e rendit e të ditës qe terheqin vemendjen jane diskutimi dhe miratimi per here te pare ne historine e keshillave bashkiake te Sarandes te nje P/Vendimi“Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit, kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”; duke i dhene fund amullise se mungeses se kritereve per akordimin e titujve te tille.

Me interes publik ne jet redn dite eshte edhe P/Vendimi“Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.

Per taksistet e territorit te Bashksie Sarande me interes ne kete mbledhje eshte P/Vendimi “Për një shtesë në vendimin nr.20 datë 15.05.2017“Për miratimin e rregullores, për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”.

Nderkohe pjese e ketij rendi dite jane edhe P/Vendimi “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për  periudhën 1 – 30 Qershor 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike;P/Vendimi “ Mbi dhënien  e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Qershor 2022”. , etj,./sarandanews.al///

error: