Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të së premtes në Sarandë do të fokusohen disa çështje që lidhen me P/Vendimet për ndihmën sociale, por interes te veçantë pritet për disa P/Vendime si: “Përcaktimi i disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e Bashkisë Sarandë”; P/vendim “ Miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 175 ha, … , për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”, etj.
Burime zyrtare nga Këshilli Bashkiak vunë në dukje se në këtë mbledhe do të shqyrtohen edhe propozimet për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës për Z.Kristian Kanakaris dhe P/vendim “Për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës për Z.Anastas Nika (pas vdekjes)
Ndërkohe burimet thanë për SARANDANEWS.AL se me interes eshte edhe Analiza për transportin publik si dhe Raporti mbi ecurinë e sezonit turistik 2023 dhe problematikat e vërejtura, etj,.///sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?