Ditën e premte më 28 janar zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga kryetari i ketij Këshilli , Asaf Stroka.Perveç projekt Vendimeve per dhënien e ndihmës ekonomike miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike , për vitin 2022”. me interes ne kete mbledhje priten P/Vendimi“Për disa ndryshime në Vendimin Nr.20 datë 15.05.2017“Për miratimin e rregullores,për organizmin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”.
Pak ditë parë një përfaqësi e Shoqates se taksisteve Sarandë zhvilloi një takim me kreun e Bashkise Adrian Gurma per te paraqitur verejtjet lidhur me problematikat qe ka sherbimi taksi sot ne Sarandë. Numri i taksive te liçensuara, viti i perdorimit, vendet e parkimit dhe aksesimi i taksive të liçensuara për sherbimet ne qytet, pritet te jene disa nga çështje e do te diskutohen dhe debatohen ne mbledhjen e së premtes.
Kjo mbledhje do te marre nje vendim edhe “ Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në Qendrën Polivalente ditore të të moshuarve Sarandë” si dhe nje Vendim “ Mbi nivelin e pagave për nënpunësit civilë dhe punonjësit administrativë të Bashkisë”.
Te zgjedhurit e ketij keshuili do te njihen gjithashtu edhe me nje Raport mbi veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2021.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI