Pasi u harrua shumë shpejt (sikurse pritej) sondazhi lokal i pak ditëve më parë ku 69 % e të anketuarve ishin pr kandidaturën e zotit Adrian Gurma si kryebashkiak i socialistëve për mandartin e ri; Zyrtarizimi i Oltion Cacit si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Sarandës ka pasur një impuls pozitiv në qytetin bregdetar.
Mijëra komente pozitive nga banorët e bashkisë së Sarandës, kanë qenë ato që kanë rënë mënjehërë ne sy duke qenë një mbështetje e madhe për Cacin. Një faktor kyç dhe mbështetje në këtë kandidim për kandidatin e PS-së kanë ardhur dhe nga të rinjtë e Sarandës.
“Me syte drejt fitores se rradhes per te bere me te miren per qytetin tone krah per krah me Oltin. Rinia te mbeshtet”, thuhet në postimin e FRESSH Sarandë që është një faktor i rëndësishëm për të arritur një fitore më 14 maj.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.