U kap në flagrancë duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, të cilat do t’i shiste pa fatura, në Sarandë, procedohet penalisht 34-vjeçari.
Sekuestrohen 328 pajisje me vlerë rreth 1 500 000 lekë dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 1 shtetas po transportonte nga Tirana në Sarandë, mallra të kontrabanduara, me qëllim shitjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë goditën këtë rast paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 34 vjeç, banues në Tiranë…///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave