SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Turizmi dhe coronavirusi. Sfidat, aktorë qëndrorë dhe lokalë, të enjten bëhen bashkë.

Turizmi dhe coronavirusi. Sfidat qe lindën dhe ato që na presin. Aktorë qëndrorë dhe lokalë, të enjten bëhen bashkë në Sarande në prani edhe të Ministres së Kulturës Kombaro, te deputetes Anila Denaj dhe kreut te bashkisë, Adrian Gurma.

Në këtë takim, i pari i këtij lloji, sipas burimeve të Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, pritet të ceken disa masa, prioritete dhe adresime konkrete për zhvillimet turistike të 2022-shit ku sapo kemi hyre.

Gjate vitit 2020 në një intervistë për ABC News kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa u shpreh se situata pandemike goditi edhe biznesin e madh, ndaj shoqata e Turizmit iu drejtua me 6 kërkesa Ministrisë së Turizmit dhe Kryeministrit.

Sipas Çipës, gjate vitit 2020 në Sarandë sektori i hotelerisë ka bërë investime në masë, por situata e krijuar pati impaktet veta.

Gjate nje interviste së fundi për SARANDANEWS.AL Çipa vuri në dukje se takimi i 7 janarit në Sarandë, mes aktorëve turistikë kombëtarë, ku protagoniste është ATU ( Unioni Turistik Shqiptar) është edhe një takim nderi për qytetin e Sarandës, ku veç të tjerash do të prezantohet edhe Shoqata lokale e turizmit e cila vlerësohet si ndër më aktivet në nivel vendi ./SARANDANEWS.AL///

error: