Me rastin e 109 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit në mjediset e Policisë vendore të Sarandës u organizuan disa veprimtari përkujtimore.
Aktiviteti tradicional I demonstirmit me sirenat e automjeteve të policisë rrugorë në rrugët e qytetit, paraprou Festën e Policisë së Shtetit në Sarandë..


Më pas në mjedisin para Komisariatit të Policisë , trupa e policisë u rreshtua për ngritjen ceremoniale të Flamurit kombëtar nën tingujt e Himnit Kombëtar, ku shefi I Policisë së Rendit, Gjylani Shehu I paraqiti forcën shefit të Komisariatit t ë Policisë në Sarandë, kryekomisar, Klodian Kondi.


Përshëndetja e shefit të komisariatit Klodian Kondi para të ftuarve, trupave të Policisë dhe veteranëve të organizatës së policisë; u ndal në momentet kryesore të kësaj dite përkujtimore, duke theksuar mirënjohjen dhe respektin për të gjithë punonjësit dhe ish punonjësit e Policisë së shtetit dhe kontributeve të tyre në shërbim të komunitetit.

“Sot, në këtë 109 vjetor, kujtojmë me irënjohje veprën e të rëenëve në radhët e Policisë se Shteti dhe ndjehemi krenar për ta-tha Kondi. Ai përmendi filozofinë e punës së policimit në komunitet dhe renditi objektivat e periudhës 2022 e në vijim. “ Është detyrë mbi detyrat për të ruajtur atë që ëshët arritur dhe sigurinë kombetar për të ardhmen më të mirë të komunitetit në Sarandë, Finiq dhe Konsipol”-theksoi veç të tjerash kryekomisar Klodian Kondi.
Të pranishmit u përshëndetën edhe nga nënprefekti Mirosh Birjani si dhe kryebashkiaku I Sarandës, Adrian Gurma.

Nënprefekti Birjani, vuri në dukje se falë punës së madhe të policiësë dhe sugurisë, nëse të tjerët kanë punuar me orar zyrtar, policioa nuk ka orar të tillë. Falë punë së policisë, kemi patër një sezon turistik siguri dhe qetësi të admirueshme. Ai uroi për një rritje të ndjeshme profesionale në punën e Policisë së shtetit në Sarandë duke uruar për detyrën edhe kryekomisarin e ri, Klodian Kondi.
Kryebashkiaku I Sarandës, Adrian Gurma vuri në dukje se “Është kënaqësi e veçantë për mua me cilësinë e kryetarit ë Bashkisë, të marr pjesë në gëzimin tuaj, në 109 vjetorin e Policisë së shtetit, një përvjetor me suskese dhe arritje më të mira se vitet e mëparshme. Kam kënaqëistë them se kemi qenë në partneritet me policinë dhe unë dua të falënderoj Kryekomisarin për bashkëpunimin dhe
përkushtimini e tij profesional.” “Është shumë e rëndësishme të nderojmë në këtë ditë të veçantë të gjithë ata që shkojnë deri në sakrificën sublime për realizimin e detyrave të tyre por është një ditë e veçantë në nderojmë edhe të rënët që kanë rënë në krye të detyrës. –vuri në dukje Adrian Gurma.
.Unë dua të garantoj-tha ai se bashkëpunimi ndërinstitucional I bashkisë me Policinë, do të jetë në nivel . Me siguri të plotë që bashkëpunimi I bashkisë Sarandë me policinë e shtetit do të jënë në një hap dhe partner të sigurt”
Sipas drejorit të Shkollës së Polcisë Skënder Kalemi, Policia si organizata më e madhe në vendin tonë në prmbushjene misionit të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ka në themel gjakun e qindra dëshmorëve të cilët ne I nderojmë edhe I kujtojmë me respect të veçantë.
Në përshëndetjen e ish punonjësi i policisë , Asim Canaj u vu ne pah ecuria e dhe rritja e treguesve dhe arritjeve të policisë edhe në kuadër të reformave dhe goditjen e krimit të cdo lloji krimi.//SARANDANEWS.AL////
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës