U kremtua ne Sarande 76 vjetori I Çlirimit nga nazifashistet. Veprimtarite zyrtare te organizuara nga bashkia dhe shoqatat e veteraneve te Luftes, kane perfshire homazhet ne varrezat e deshmoreve, homazhe dhe pershendetje te rastit ne lapidarin e te reneve per clirimin e Sarandes ne Qafen e Gjashtes, etj,.

Duke iu referuar ketij eventi, kryetari i bashkise Adrian Gurma shprehet: “Mirënjohje e respekt për luftëtarët e lirisë! Lavdi dëshmorëve të Atdheu”

Nderkohe deputeti Alket Hyseni ne nje status dedikuar ketij momenti historik do te shprehet: “ Mirënjohje përjetë partizanëve të Brigadave 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, si dhe trupave parashutiste dhe të marinës britanike, që luftuan heroikisht për çlirimin e Sarandës dhe Delvinës, ku ranë dëshmorë dhjetra partizanë shqiptarë dhe 6 ushtarë britanikë. Lavdi dëshmorëve të atdheut!’
Ne ceremonite per perkujtimin e dites se shenuar te 9 Tetorit, ka qene i pranishem edhe prefekti i Qarkut Vlore, Flamur Mamaj

Eshte nga te paktat here qe per clirimin e Sarandes permendet jo vetme kontributi thelbesor i formacioneve te partizaneve shqiptare por edhe I trupave parashutiste dhe te marines te Britanise se Madhe, si pjese aleances boterore kunder fshizmit se bashku me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik. .
(Foto arkiv: Nga zbarkimi i trupave britanike Sarande dhe Kakome, 1944)

Ne betejen per clirimin e Sarandes dhane jeten per altarin e lirise 14 partizane shqiptare dhe 6 ushtare britanike.///
ME SHUME LAJME
”La Repubblica”: Edhe Shqipëria si destinacion ideal turistik
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë