U përmbyll ne shetitoren “Naim Frasheri” buze detit ne Sarande, Panairi i 10-të Kombëtar i Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore “SARANDA 2022”, veprimtari promovuese ne fushe te trashegimise e inicuar nga Qendra Agjencia AJMMI dhe Bashkia Sarande.


Përgjatë katër ditëve rreth 80 subjekte , artizanë nga nga vise të dnryshme shqiptarë sollën në në kulmin e zhvillimeve verore turistike , prurje nga krijimet si artizanë në teknika e lloje të ndryshme të levrimit të artit popullor

Sipas kryebashkiakut Adrian Gurma “Panairi i 10-të Kombëtar i Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore , kontribuoi jo vetëm në përçimin e vlerave më të mira të traditës artizane, por edhe në pasurimin dhe përmirësimin e ofertës turistike të Sarandës, krahas aktiviteteve të shumta të zhvilluara këtë verë në shëtitoren e qytetit.”
Sipas burimeve Agjencisë AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, medias dhe Infromacionit) në ekspozitat e produkteve artizanale të sjella në Sarandë në Panairit të 10 jubilar, më i madhi për nga përmasat e shtrirjes tematike dhe përmbajtësore burimore, përgjatë katër u shpalosën traditat a artit popullor artizanal nga qytete e treva të ndryshme të hapësirës etnokulturore shqiptare : nga Shkodra e Prizreni, Gjirokastra e Kruja, Saranda e Prshtina , Berati Vlora, Gjakova, Struga, etj,.

“Në këtë event jubilar dy ishin qëllimet dhe fokuset kryesore: manifesti i vazhdimësisë së artizanatit burimor shqiptar nëpër kohëra deri në ditët e sotme me risitë që e pasurojnë atë si dhe, promovimi I Sarandës si një pol I rëndësishëm turistik në Shqipëri, si një destinacion e ofertë e larmishme turistike”:-vuri ne dukje gazetari Shkëlqim Hajno drejtues i AJMMI-t.


Sipas Mehmet Nelajt dhe Sofokli Mekshi, koordinatorë të eventit, në cilësinë e realizimit të Panairit X jubilar, patën edhe aplikimet online me produktet e artistëve artizanë, zbatimi për herë të parë I një rregulloreje mbi kriteret përfshirëse në event, karta e individualizuar e artizantit, etj,.


“Përgjatë katër ditëve (17-20 gusht), ishin mijëra vizitorë shqiptarë e të huaj që frekuentuan stendat e Panairit të 10 Kombëtar të Suvenireve Turistikë më Qasje Mjedisore ;-u shpreh Panajot Boli, kryetar I bordit të AJMMI-./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI