SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Vazhdon operacioni i IKMT-s,“Bregdeti ynë”, shemben ndërtime pa leje.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot se vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë.

Ai thekson se do të pastrohet vija bregdetare dhe çdo ndërtesë e ngritur në kundërshtim me ligjin.“Vijon operacioni “Bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje. Do të pastrojmë vijën bregdetare dhe çdo pjesë tjetër të territorit nga çibanët e ngritur në shkelje flagrante të ligjit”, shprehet Çuçi.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot ditën e dytë për prishjen e objekteve pa leje në Sarandë.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare.///

error: