Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot se vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë.
Ai thekson se do të pastrohet vija bregdetare dhe çdo ndërtesë e ngritur në kundërshtim me ligjin.“Vijon operacioni “Bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje. Do të pastrojmë vijën bregdetare dhe çdo pjesë tjetër të territorit nga çibanët e ngritur në shkelje flagrante të ligjit”, shprehet Çuçi.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot ditën e dytë për prishjen e objekteve pa leje në Sarandë.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.
Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre