SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË/ VËZHGIM/ /KËSHTU THOTË SHTETI : KËRKON TË BËSH TESTIN E COVID-19 PËR TË SHKUAR NË GREQI, VETËM TE PRIVATI!: Asgje: vetem 12.000 leke (te reja, kuptohet!)/

-/20/09.2020// Megjithëse  strukturat shtetërore të analizës për Covid -19 përgjithësisht i kanë qe të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, ti si qytetar , nëse kërkon të bësh testin , ta konfirmosh atë nga Instituti i Shëndetit Publik  për të udhëtuar jashtë vendit, psh në Greqi ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë; nuk mund të marrësh një konfrimim nga strukturat shtetërore psh që je negativ për të udhëtuar drejt shtetit fqinj.

PERSE?         

Sepse shteti ynë i dashur i ka rënë shumë shkurt: Nuk njihen testet e vetë institucioneve serioze të shtetit si ISHP , por vetëm ato pivate.

Në këto raste, populli thotë: “Kjo ia bën MUUU!”….

Shkurt, ti I dashur shtetas, një dokument të tillë mund ta marrësh te laboratori privat i  akredituar. POR….sa për kujtesë së mos harrosh: DUHET TË PAGUASH 12.000 LEKË ( të reja…)  NË ARKËN E PRIVATIT! GJEJI KU TE DUASH!!

Kjo është sot, logjika e shtetit shqiptar.! Karakteri dhe impakti social i “rregullit”, nuk I hyn në xhep asnje vemdimarrësi në “Shqipërinë që duam!”. As në Ministrinë e Shëndëtësisë.

Njeriu I thjeshtë thotë “I heqim kapelen” punonjësve të sistemit të shëndetësisë për përkushtimin maksimal të të gjithë përsonelit dhe drejtuesve respektivë.

Por kjo puna e pagesës te  privati KËRCET SHUMË, zonja Manastirliu!…

Pa shikojeni një hërë edhe në klimën : e ndjeshmërive të mëdha për popullin . Së paku, gjysmat e cmimit prej 12.000 lekësh  për një konfirmim le t’i merrte arka e shtetit dhe qytetarit t’i sherbehej per kerkesen qe ka.

Sepse more zoterinj te qeverise, Jo cdo gjë kritike dhe adresim konkret vjen domosdoshmerisht nga  “kampi armik”.  

Janë dhjetra,qindra e mijëra qytetarë që do të lehtësoheshin nga një rishikim i  HESAPIT të mësipërm ne keto kohe krize!!!…

Dhe vazhdojnë fjalimet me retorike te bukur në Kuvendin e Shqipërisë.  Për të ardhmen tonë të ndritur….!? ///WWW.SARANDANEWS.AL///

error: