Vidhte pompat e ujit, në katet e para të pallateve, identifikohet dhe arrestohet 41-vjeçari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për kallëzimet e disa qytetarëve, se iu ishin vjedhur pompat e ujit, në pallatet ku banonin, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë.Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.///
.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI