Është në pranga nga Policia një 36-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve.
Policia tha se po vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur, i akuzuar në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI