Vijojnë hetimet për 37 vjeçarin korçar të dyshuar për vetvarje në dhomën e një hoteli
Komisariati i Policisë Sarandë njofton nje ditë më parë se rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Korçari 37 vjeçar Laçi Pirro, u gjet nga punonjësja e hotelit. Kishte prenotuar për të qëndruar në hotel për tre ditë. Madje sot do të largohej. Sipas burimeve policore aktin e vetëvarjes 37 vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e së shtunlës. <në çastin kur punonjësja e hotelit ka shkuar për të rregulluar dhomën e tij , e ka gjetur 37 vjeçarin pa jetë.
Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se aktin fatal e kish kryer me anë të një litari. Përveç shenjave të litarit në trupin e tij , nuk kishte shenja të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI