SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Vizitë e 150 turistëve nga Amerika, Franca dhe Anglia

Nje dite me pare, anija “Ionan Seaways” me 150 turistë të huaj vizitoi Sarandën. Burime nga ky Port, bënë të ditur se turistët e huaj nga Amerika, Franca dhe Anglia zhvilluan vizitë një ditore në qytetin bregdetar.

Mesohet se turistë dhe grupe turistësh gjatë këtij sezoni do të ketë çdo javë këto ditë të para të pranverës.

Në portin e Sarandës gjatë muajit prill mbërriti kroçera “Silver Moon”, 213 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 387 turistë në bord dhe flamur të Bahamas. Jahti kroçerë “Emerald Azzura” me 76 turistë në bord vizitoi sot portin e Sarandës.///

error: