SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Vodhi një motomjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Vodhi një motomjet në Sarandë, por kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim.

Policia tha se në një banesë në lagjen “Gjashtë”, ishte vjedhur një motomjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin e vjedhur.///

error: