Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fields”. U kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari.
Në pranga edhe vëllai i tij, i dyshuar si bashkautor. Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një armë gjahu, një sasi municioni luftarak dhe 3 aparate celulare. Policia tha se ‘Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Sarandës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fields”. ‘

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i 35-vjeçarit V. B., i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 38 vjeç (vëllai i shtetasit V. B), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy shtetasve, në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI