Një apartament ku kultivohej kanabis në kushte të mjeidis të mbyllur është zbuluar sot pasdite në Sarandës, në zonën e njohur si “Turizmi”. Report TV mëson se rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në rrugën Butrinti të qytetit bregdetar.
Shtëpia e barit ishte krijuar brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike si dhe aparatura te tjera.
Një person nga Tirana, i cili kujdesej për bimët narkotike të kultivuara, ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji. Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.(Shqiptarja)///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike